Home Press

Press

24/05/2021

Me shumë krenari ky është viti i 21 i Kinemasë ABC. Me ata që kanë qenë gjithmonë pranë, për ata që e duan filmin dhe që kanë ruajtur respektin për kinemanë, jemi krenarë që kemi arritur deri këtu. Në kohë të vështira, ndonjëherë edhe të pa krahë, por ende me vullnet për të treguar më shumë, për të ofruar më shumë, jemi këtu në këtë ditëlindje. Ne kemi nevojë për qytetin dhe për të gjithë ju, për aq sa Kinemaja do të vazhdojë të jetë e juaja dhe me ju.

 

 

24/05/2020

Kino ABC sot mbush 20 vjet. Të pathënat e nisjes së punës mund të jenë të pakta por të parëndësishme. Ajo që vlenë është Kinemaja; e para në Kosovën e pasluftës, e vetmja dritare e mundësisë deri vonë dhe vlera më e madhe e qytetit, e Kosovës edhe sot.

Për 20 vjet rresht kemi ndarë së bashku ngritjet e rëniet, të bukurën dhe të dashurën, rrugën e vështirë dhe pamundësitë për të shfaqur atë që shikuesit kanë dashur. Kemi ecur bashkë në këto 20 vjet, duke u penguar, duke rënë dhe sërish duke u ringritur, por me të vetmin vullnet, dëshirë e dashuri për të qenë pjesë e pandashme e shikuesit, e botës së filmit dhe e atyre që jetojnë me filmin.

Me një ekip të vogël, të përkushtuar dhe të vullnetshëm për t’I ofruar shikuesit më të mirën, kino ABC I ka mbijetuar sfidave të mëdha, mos përfilljes dhe mungesës së ndihmës. I ka mbijetuar secilës goditje për të shënuar edhe sot një vit të rëndësishëm jubilar. Megjithëse në ditët e sotme, e gjendur në një moment të vështirë të saj, Kinemaja ende po e kërkon rrugën e saj të së ardhmes.

Në këtë 20 vjetor pak kush mund të kujtohet për nisjen e punës së Kinemasë ABC, me pak kushte, me pak ndihma dhe me përpjekje të mëdha, të secilit, të punëtorëve të vjetër të tij, të atyre që kanë qenë pjesë e Kinemasë për 20 vjet, në cdo periudhë të saj dhe që me idealin e tyre kanë dhënë çdo gjë për të funksionuar si tërësi për të mirën e institucionit kulturor.

Në këtë kohë të vështirë për të gjithë, kur të gjithë po I bëjmë ballë një gjendjeje aspak të lehtë në shoqëritë tona, kur puna është ndalur dhe ndërprerë, ky përvjetor bëhet edhe më I rëndë për ne, për ata që kanë qenë në ballë të punës në Kinemanë ABC.

Megjithëkëtë të gjithë e dijmë se shëndeti është më I rëndësishëm se çdo gjë tjetër, por së bashku do ta tejkalojmë këtë vështirësi të së sotmes për të qenë më të fortë për të ardhmen dhe për t’I qëndruar më pranë njëri-tjetrit.

Ne nuk ia kemi kthyer shpinën asnjëherë shikuesve tanë dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë sërish në këmbë, të bindur se rënia shumë shpejt mund të shndërrohet në shkëlqim dhe shikuesit do të gjejnë sërish vendin e tyre në sallën e Kinemasë ABC. Po aq sa edhe kineastët, producentët, aktorët e regjisorët.

Kinemaja ABC sërish do të jetë pjesë e pandashme e qytetit dhe e Kosovës!

Në këtë kohë të vështirë e me pak entuziazëm, jubiletë shënohen për të treguar dëshmitë e kohës dhe për të rikujtuar se sa të rëndësishme janë institucionet e kulturës që për shumë vite kanë promovuar vlera dhe kanë ngritur ura bashkëpunimi në Evropë e më gjerë.

Dhe prandaj me pak zë, por krenarë; ky është 20 vjetori i punës së Kinemasë ABC, një jubile që shënohet në një ditë feste dhe njëkohësisht me vështirësitë e kohës jo vetëm të Kosovës…. Dhe ky nuk është fundi I historisë së Kinemasë ABC!

 

 

24 Maj 2018

Të dashur miq,

Ky është viti i 18-të që rrugëtojmë bashkë përmes sfidave, rënieve dhe ngritjeve. Një përpjekje e përbashkët për t’i qëndruar besnik vlerave të kinematografisë dhe një ecje e pandalur për të dëshmuar traditën e kinemasë.

Jemi këtu sot pas 18 vjetësh, të bindur se kemi ende shumë për të kaluar, për t’u përballur dhe për të kaluar sfidat e ditëve të sotme. Kinemaja ABC ka dëshmuar se është vlerë e pakrahasueshme në zhvillimin e Artit dhe Kulturës ne vend. Kjo urëlidhëse e Kosovës me botën e filmit do të jetë e pandalur me ju, me besnikërinë  dhe me mbështetjen tuaj.

Në këtë 18 vjetor Kinemaja ABC ka mbajtur një ritëm me botën. Ka shfaqur 847 filma edhe holivudian, evropian, ata nga rajoni dhe mbi të gjitha filma shqiptarë. Ky nuk ëhstë fundi; qindra filma të tjerë janë shfaqur në kuader të aktiviteteve të llojllojshme, të javëve të filmave të realizuar qoftë me misionet diplomatike ose edhe me autorë të tjerë dhe dhjetëra festivale.

Kinema ABC ka qenë përherë vend i artdashësve, i kineastëve, i njerëzve të profesionit dhe mbi të gjitha i shikuesit të saj. Në kinema janë mbajtur dhjetra punëtori profesionale, për studentë, kineastë e profesionistë të fushës.

Motoja jonë se Kinema ABC është vend takim i të gjithë atyre qe e duan filmin dhe rrugëtuan me të është qëllimi ynë. Vendi i Kinemasë ABC është i pazëvendësueshëm, pavarësisht rrjedhave të sotme, pavarësisht sfidave.

Në këtë përvjetor tuajin miq të nderuar,

Jeni ju ata që e keni bërë dhe e bëni Kinemanë.

Por këtij përvjetori dhe për vite të tëra i kanë dhënë ngjyrë dhe jetë institucionet vendore edhe të arsimit, edhe ato mediale por edhe institucionet e tjera përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

Një falënderim për përkrahje të vazhdueshme dhe udhëzim veçnërisht Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Me fat ky përvjetor.

Miradije Vllahiu

Drejtoreshë

 

 

24 Maj 2017

Të nderuar miq,

Po ecim së bashku në vitin e 17, përmes sfidash dhe rënieve e ngritjeve, por më të bindur se puna që kemi bërë ka qenë e madhe.

Po ecim më guximshëm në një mjedis krejtësisht tjetër, pas një periudhe prej me shumë se një dekade e gjysmë si e vetmja kinema në pothuaj gjithë Kosovën dhe të sigurt se vendi ka nevojë për më shumë hapësira të kinemave dhe kinematografisë.

Kinemaja ABC do të vazhdojë ta ruaj funksionin e saj pavarësisht nga angazhimet e të tjerëve duke qenë përherë me audiencën e saj, me profesionistët e filmit duke siguruar kështu që ofertat e saj të jetë në pëputhje me kërkesën e  shikuesve.

Kinemaja ABC ka vazhduar ta ruaj llojllojshmerinë e tematikave të përzgjedhura të filmave: për më të vegjlit, për fëmijët që krijojnë kulturën e shijimit të artit filmik, por edhe për të gjtihë ata që e duan filmin dhe që duan të jenë pjesë e pandashme e kinematografisë.

Ne nuk jemi të paprekur nga fenomenet e piraterisë, sado që ligjet në vend janë miratuar dhe fillimisht qenë zbatuar. Dhe kjo po i dëmton përpjekjet tona për të ndërtuar një  institucion të fortë të kulturës, ku njerëzit do të ndjenin pjesë të shtëpisë dhe ku secili do të ketë mundësinë ta thotë fjalën e tij. Ne nuk kemi fuqi ta luftojmë të keqen vet; nuk kemi aspak forcë ta mbrojmë vlerën nga jo-vlera dhe më së paku kemi mundësi që vetë ta fitojmë betejën në raport me piraterinë.

Do të vazhdojmë të jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe te gjithë atyre që duan të jenë më afër artit filmik.

Per cdo vit, që prej fillimit të punës, miq të dashur ju kemi uruar, sepse secili përvjetor yni ka qenë pjesë e juaja dhe sepse ne e kemi ndarë atë së bashku me ju. Me këtë rast dua të shpreh mirënjohjen time edhe për Agjencinë Kosovare të Privatizimit që administron me Kino ABC, për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që na ka ofruar në arritjen e objektivave tona!

Urime edhe këtë 17 vjetor. Do të jemi gjithnjë së bashku!

Miradije Vllahiu

Drejtoreshe

 

Të nderuar miq, 

Kur po e përmbyllim këtë vit, të sfidave por edhe sukseseve, të rënieve e ngritjeve tona, e themi sërish me krenari se i kemi mbetur besnik vlerës artistike dhe mbi të gjitha shikuesit tonë. Në fundvite kur zakonisht përmblidhen të gjitha punët, ne e vlerësojmë  të rëndësishëm faktin se e kemi ruajtur funksionimin e kinemasë së qytetit, që për shumë vite përafroi shikuesin me botën e kulturës dhe artit në përgjithësi.

Kemi bërë të pamundurën që të jemi më afër jush, miq dhe artdashës; t’ju ofrojmë mundësitë e pafundme të kinematografisë botërore; t’i afrojmë vlerat e botës me ato të vendit tonë dhe t’ju mundësojmë të gjithëve ta ndjejnë kinemanë si shtëpinë e tyre.

Nuk është asnjë sukses i yni vetëm i yni, por është sukses i yni i përbashkët sepse kinemaja ABC është ngritur, rritur dhe zhvilluar me artdashësit dhe ata që e kanë njohur artin e kanë punuar për të. Me këtë rast dua të shpreh mirënjohjen time edhe për Agjencinë Kosovare të Privatizimit që administron me Kino ABC, për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që na ka ofruar në arritjen e objektivave tona!

Kemi shënuar suksese në një vit të punës për aq sa kemi patur mbështetjen e të gjithëve dhe për aq sa kjo mbështetje na ka mundësuar ecjen tonë përpara. E kemi përsëritur për vite të tëra se Kinemaja e qytetit, ka qenë e vetmja në Prishtinë që i ka ofruar artdashësve nga i gjithë vendi një mundësi më shumë. Dhe këtë e kemi bërë me qëllimin për të dëshmuar se Kosova ka nevojë për më shumë art, më shumë kinematografi, më shumë zhvillim kulturor, për më shumë shtrirje. E kemi bërë për të theksuar faktin se ruajtja e vlerave të mirëfillta kulturore do të mund piraterinë që ka qenë shtrirë një kohë të gjatë në vend. Se vlerat e shtuara do të pengojnë çdo lloj devijimi të kulturës. Prandaj, ne besojmë fort në vlerat e kulturës dhe të kinematografisë, sepse i kemi kultivuar ato për më shumë se 16 vjet dhe besojmë fuqishëm se bashkërisht me të gjithë ata që e duan artin kinematografik, me publikun tonë, do të vazhdojmë të jemi në ballë të këtyre vlerave.

Me urimin për festat e fund vitit, me dëshirat më të mira për secilin, ju kujtojmë se tek ne, tek Kino ABC do të gjeni gjithnjë mikun tuaj të vlerave artistike, do të gjeni gjithnjë mbështetjen tuaj dhe si gjithnjë dritaren tuaj të botës kinematografike.

Me urimin për festat e fund vitit ju themi Gëzuar.  

 

 

Të nderuar miq,

Ky është viti i 16-të që vazhdojmë të jemi së bashku; në uljet dhe ngritjet e përbashkëta, nëpër sukseset dhe rëniet tona, me vizionin e qartë për një mjedis që ofron më shumë ngrohtësi për artdashësin, për kineastin, për të gjithë ata që KINO ABC-në e ndjejnë si shtëpinë e tyre.

Nga shiriti filmik prej vitesh kemi kaluar në një sistem digjital, që ka ofruar më shumë mundësi, më shumë përparësi dhe gjithsesi ka krijuar një lidhje më të fortë e me të drejtëpërdrejtë me të gjithë artdashësit.

Kinemaja ABC sot ka një lojllojshmeri tematikash të përzgjedhura të filmave: për më të vegjlit, për fëmijët që krijojnë kulturën e shijimit të artit filmik por edhe për të gjtihë ata që e duan filmin dhe që duan të jenë pjesë e pandashme e botës.

Kemi ndërtuar lidhje me shumë distributorë në botë, për ta sjellë filmin në kohë dhe pa pengesa, kurdo që ai të shfaqet në cilëndo kinema të botës, për ta përmbushur kërkesën, nevojën e dëshirën e secilit prej jush. Por natyrisht duke ruajtur me xhelozi standardin e përcaktuar dhe nivelin profesional.

Ne nuk jemi të paprekur nga fenomenet e piraterisë, sado që ligjet në vend janë miratuar dhe fillimisht qenë zbatuar. Dhe kjo po i dëmton përpjekjet tona për të ndërtuar një  institucion të fortë të kulturës, ku njerëzit do të ndjehen pjesë të shtëpisë dhe ku secili do të ketë mundësinë ta thotë fjalën e tij. Ne nuk kemi fuqi ta luftojmë të keqen vet; nuk kemi aspak forcë ta mbrojmë vlerën nga jo-vlera dhe më së paku kemi mundësi që vetë ta fitojmë betejën në raport me piraterinë. Neve na duhet përpejekje e bashkërenduar e të gjitha institucioneve për t’i dhënë fund një dukurie që nuk e dëmton vetëm funksionimin e kinemasë por godet vlerën e mirëfilltë të filmit.

Do të vazhdojmë të jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe te gjithë atyre që duan të jenë më afër artit filmik.

Per cdo vit, që prej filimit të punës, miq të dashur ju kemi uruar, sepse secili përvjetor yni ka qenë pjesë e juaja dhe sepse ne e kemi ndarë atë së bashku me ju.

Urime edhe këtë 16 vjetor. Do të jemi gjithnjë së bashku!

Me nderime,

Miradije Vllahiu

Drejtoreshe

 

Të dashur artdashës,

Çdo vit kemi kremtuar së bashku çdo përvjetor të Kinemasë ABC, me dëshirën e madhe që ta bëjmë atë dritaren e pazëvendësueshme të lidhjes me kinematografinë botërore.

Për të pesëmbëdhjetin vit, po qëndrojmë së bashku me gatishmërinë që kinemanë ABC ta shohim jo vetëm si pjesë të përditshmërisë sonë, por si një institucion që luan rol të rëndësishëm në kultivimin e vlerave në fushën e kinematografisë.

Për çdo vit ne kemi ecur në hap me botën, duke arritur nivelin e modernizimit të kinemasë dhe duke u përpjekur që të përmbushim kërkesat e shikuesve. Ketu e tre vite kemi ndërtuar  një marrëdhënie të re dhe të fuqishme me shikuesit, me vazhdimin e punës përmes sistemit të ri digjital dhe 3D, e cila ka rezultur ne interes te plotesimit te kerkesave te adhuresve te filmit.

Ky hap i madh përpara brenda pak vitesh për Kinemanë e qytetit, është një sukses yni dhe ka permbush nje nga misionet tona, andaj Ne besojmë fuqishëm se do të vazhdojmë të jemi në hap me shikuesin, me kërkesat e nevojat e tij, duke bërë kështu  botën e filmit një pjesë të  rëndësishme të jetës së qytetarëve.

Brenda pothuaj tre viteve të funksionimit me sistemin e digjitalizimit, Kinemaja ABC është rikthyer tek shikuesit, dhe kjo ka ndikuar në ndryshimin e perceptimit  për filmin, për vlerën e tij dhe për një dimension më të mirë dhe më të fuqishëm kinematografik.

Rikthimi i shikuesve në sallë, oferta më e mirë dhe më e larmishme, sistemi më i mirë i punës vazhdojnë të jenë përparësitë tona dhe ne duam që Kinemanë ABC ta bëjmë vendin ku gërshetohen kulturat, ku shkëmbehen përvojat kinematografike dhe ku shikuesi është pjesë e pandashme e tij.

Ne jemi Kinemaja më e vjetër në vend dhe Ne duam qe sistemi i kinemave në gjithë territorin e Republikës së Kosovës të funksionalizohet, për të ndihmuar qytetarët dhe për t’u ofruar atyre vend ku do të shijojnë vlerat kinematografike, jo vetëm të botës por edhe të vendit tonë.

Deri në këtë ditë, le ta gëzojmë këtë 15 vjetor të Kinemasë ABC-së, me zotimin tonë se Ne vazhdojmë të jemi këtu për të gjithë ata që e duan kinematografinë.

Me nderime,

Miradije Vllahiu

Drejtoreshe

 

 

Miq të dashur

Po hyjmë së bashku në një Vit të Ri, të pesëmbëdhjetin me radhë, duke vlerësuar gjithë punën tonë brenda një viti dhe duke parë të arriturat, rezultatet dhe sfidat tona. Së bashku kemi kaluar edhe një vit, por këtë herë më të bashkuar dhe më pranë njëri-tjetrit. Së bashku kemi përmbushur një synim të fillim vitit, që Kinemanë ABC ta bëjmë vendin ku do të takohemi më shpesh për të shijuar artin kinematografik jo vetëm botëror por edhe atë shqiptar.

Dhe bashkë ia kemi dalë! Kemi arritur që viti 2014 të jetë viti më shikueshmërinë më të madhe në pothuaj një dekadë, prej rreth 56 mijë shikues, me një numër më të madh të premierave botërore dhe me cilësinë më të madhe.

Ky është viti kur filmi shqiptar, krahas filmave botërorë, ka ardhur më shumë në shprehje, kur në kinemanë ABC përgjatë 365 ditëve janë shfaqur 10 premiera të filmave shqiptarë, duke tërhequr 20 për qind të numrit të përgjithshëm të shikuesve.

Ky vit na bëri krenarë të gjithë neve, artdashës, njerëz të kulturës dhe kinematografisë, shikues të shtresave të ndryshme të shoqërisë, që në kinemanë ABC kanë gjetur vendin e tyre ku shkëmbejnë edhe idetë dhe ku shijojnë artin.

Por ky vit na bën që të jemi edhe më të përkushtuar, sepse kinemaja ABC, si e para kinema në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, që prej 15 vjetësh, vazhdon të mbetet krenaria e kryeqytetit dhe e gjithë vendit. Na bën të jemi më të përkushtuar në punën tonë për të siguruar që të gjithë shikuesit dhe artdashësit ta gjejnë veten dhe ta shohin atë si dritaren e ndërlidhjes me botën e tyre të kinematografisë.

Dhe Ne jemi të përkushtuar që të sjellim vetem vlera.

Perzemersisht,

Miradije VLLAHIU
Drejtoreshë
N.SH. KDSHF ‘GENCI’

VAZHDON SHFAQJA E FILMAVE NË – Kino ABC