Home Misioni & Visioni

Misioni & Visioni

Vizioni:

Zhvillimi i mirëfillte i vlerave kinematografike, vlera këto qe ndikojnë jo vetem ne zhvillimin e Artit te Shtat, por edhe në zhvillimin e kulturës në përgjithësi ne Kosovë.

Misioni:

Ruajtja e traditës se shfaqjes se filmave dhe organizimin e punëtorive profesionale gjithnjë duke ofruar për shikuesit dhe krijuesit e artit kinematografik, vlerat me të larta kinematografike evropiane dhe botërore, përmes se cilave publiku ynë do te jetë me afër njohjes se kulturave te këtyre vendeve.

Elementet e misionit:

Shikuesit e kinemasë janë konsumatorët potencial të cilët u perkasin pothuaj të gjitha moshave:

– Fëmijët parashkollorë nga 4-6

– Nxënes nga 7 – 18

– Studentët nga 18 – 23

– Mosha e mesme- të rriturit nga 23-65

– Pensionistët nga mosha 65 – tutje.

Shfaqjet e filmave me renome botërore

– Premiera botërore

– HIT filma

– Filma nga rajoni

– Filma shqiptar

– Filma për fëmijë

Teknologjia më bashkohore

– Teknologjinë me te avancuar digjitale, me format digjital dhe digjital 3D

– Projektor për shirit filmik 35 mm

– Zerim Dolby Soround

– Standarte evropiane

– Komoditet

Filozofia

– Paraqitja e vlera dhe krijimeve me të reja kinematografike si: Premiera e Hite filmike, për të plotësuar kërkesat dhe nevojat e shikuesve – publikut tanë.

– Mbrojtja dhe zhvillimi i këtyre vlera që ndikon edhe në ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës në përgjithësi në Kosovë.

Koncepti vetanak

– Realizimi i shfaqjes së filmave premierë, për tu mbrojtur nga konkyrenca jolojale dhe dukuria e piraterisë si dhe për të komunikuar drejtëperdrejtë me publikun.

Menaxhimi dhe Marketingu:

– Plotësimi i nevojave dhe kërkesave të shikuesve tanë.

– Njoftimi i drejtë dhe në kohë

– Bashkëpunim me QKK, me te gjitha institucionet mediale, Institucione Nderkombetare dhe ato vendore.

– Bashkëpunim me Akademine e Filmit si dhe të gjitha shtëpitë e produksionit në Kosovë etj.

Përfituesit:

Nxënësit :

– Shfaqjet e filmave ne repertor te rregullt, me permbajtje dhe tematike mjafte edukative.

– Permes shfaqjeve jashtë repertuarit me filma edukativ, qe kanë për qëllim mbrojtjen nga dukuritë negative që mund të paraqiten në shoqeri.

– Debatet me profesionist, kineastë dhe psikolog.

– Casja ne te gjitha puntorite profesionale, per zhvillimet dhe aftesite e tyre rreth botes se kinemasë.

Studentët :

– Me organizimet e punetorive qe shtjellojnë tema të cilat ndikojnë në zhvillimet e tyre profesionale si psh. si te organizohen kinokoncerte, arkitektura ne filma, rreth bashkeprodhimeve, njohuri per filmat ‘pa zë”, filmat ne retrospektive dhe ata ‘bardh e zi” etj.

Publiku i gjerë:

– Pasurimi me vlera kulturore, permes të vetmes dritare të kinemasë në Kosovë, e cila sjellë kulturën kinematografike, shqiptare, evropiane dhe botërore.

VAZHDON SHFAQJA E FILMAVE NË – Kino ABC