KINEMAJA ABC – është kinemaja e parë në Republikën e Kosovës, me te drejta te shfaqjes se filmave profesionist në formatin 3D dhe ate digjital 2D.
ABC –ja me nje ambient të ngrohtë dhe me standarte evropiane, operon në Prishtinë dhe është e pozicionuar në qendër të saj, në rruga Rexhep Luci nr. 3.
Kinemaja ABC funksionon që nga 24 maj të vitit 2000. Qe nga ajo kohë e deri me sot kjo kinema ka sherbyer si urë lidhëse e Kosovës me botën e filmit, duke ndikuar kështu jo vetëm ne zhvillimin e Artit të shtatë kinematografik, por edhe në zhvillimin e kulturës në përgjithësi në Kosovë.
Në kinemanë ABC shfaqen filma premierë në bashkëpunim me kompanitë më të njohura holivudiane, organizohen punëtori profesionale, javë dhe festivale te filmit në bashkëpunim me të gjitha institucionet vendore dhe nderkombëtare, si dhe organizohen shumë aktivitete të shumta kinematografike, gjithnjë duke ofruar për shikuesit dhe krijuesit e artit kinematografik vlerat me të larta kinematografike evropiane dhe botërore, përmes se cilave publiku ynë është me afër njohjes se kulturave te këtyre vendeve.
Kinemaja ABC zbaton nje politikë te caktuar karshi promovimit të kinemasë shqiptare.
Kinemaja ABC sot ka një llojllojshmëri tematikash të përzgjedhura të filmave: për më të vegjlit, për fëmijët që krijojnë kulturën e shijimit të artit filmik por edhe për të gjtihë ata që e duan filmin dhe që duan të jenë pjesë e pandashme e botës se artit.
Kemi ndërtuar lidhje me shumë distributorë nga rajoni, për ta sjellë filmin në kohë dhe pa pengesa, kurdo që ai të shfaqet në cilëndo kinema të botës, për ta përmbushur kërkesën, nevojën e dëshirën e secilit prej adhurues te filmit. Por natyrisht duke ruajtur me xhelozi standardin e përcaktuar dhe nivelin profesional.
Do të vazhdojmë të funksionojmë mbi parimin e promovimit të vlerave kinematografike dhe premierave të fundit botërore, gjithnjë në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të shikuesve tanë. Do të vazhdojmë të jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe te gjithë atyre që duan të jenë më afër artit filmik.
Behuni pjesë e Kinemasë, sepse ajo ka për te ju thënë gjithmonë diçka më shumë!